
Vrasja e Martin Canit, dosja kalon për gjykim. Mario Përlleshaj akuzë për vrasje në rrethana cilësuese. I rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar
Gjykata e Tiranës ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen penale ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”.
Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykimin e çështjes, ndërsa 14-vjeçari do të përballet me akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke bërë që ai të mos përfitojë ulje të dënimit./gazetajone