spak spak

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe departamenti i efikasitetit të qeverisjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fazën përmbyllëse të identifikimit të projekteve për të cilat do të ndërpritet financimi dhe i atyre që do të vazhdojnë të financohen. Dhe me sa duket, mbështetja për reformën në drejtësi në Shqipëri do të vazhdojë.

Ekspertët amerikanë të OPDAT, që u larguan në fund të muajit janar pas urdhrit të Donald Trump për pezullimin e fondeve të ndihmës së huaj, janë rikthyer këtë të mërkurë në prokurorinë dhe gjykatën e posaçme.

Burime jozyrtare të Top News konfirmojnë se të njëjtët ekspertë që ishin edhe para se të largoheshin kanë hyrë pak pas mesditës së të mërkurë në godinën e SPAK dhe janë akomoduar në të njëjtat ambiente ku ushtronin detyrën e tyre para se të largoheshin.

Rikthimi i tyre në SPAK paralajmëron edhe rikthimin e ekspertëve të tjerë amerikanë të misionit OPDAT, të stacionuar te policia e shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ekspertët paguhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes linjës së ndihmës së huaj për forcimin e institucioneve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, që pas rishikimit në Uashington nuk përfshihet te projektet që anulohen. /gazetaojne