maksim cela

Një shqiptar i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pasi planifikoi të shpërthente një bombë në një stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjës po apelon vendimin e refuzimit të azilit.

Maksim Çela një prej besnikëve të Aldo Bares  pretendon se do të “ekzekutohet për hakmarrje” nga grupet rivale nëse kthehet në Shqipëri.

Maksim Çela, 59 vjeç, udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë false për tu bashkuar me familjen e tij pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e një policit Klenti Bano më 14 Prill 2000 dhe për aktivitete të tjera të lidhura me bandën  kriminale të Lushnje.

Ai pretendon se “grupe të tmerrshme bandash” do ti vihen pas për të zgjidhur një “gjakmarrje” nëse nuk lejohet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokatët e Home Office Ministrisë së Brendshme britanike raporton Top Channel,  thanë në procesin gjyqësor  se ai është një “terrorist i dhunshëm” që duhet të dëbohet.

Në një gjykatë imigracioni të nivelit të dytë në Londër, Çela ishte prezent dhe  tha se ishte dënuar gabimisht për krimet dhe se ndjekja e tij kishte qenë e motivuar politikisht.

Avokatët e Home Office thonë se ai e shpiku historinë pasi mësoi se akti i tij i rëndë nënkuptonte se ai nuk do të ishte në gjendje të kërkonte azil.

Çela, i lindur në qytetin shqiptar të Lushnjës, pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital.

Gjykata dëgjoi se ai kishte planifikuar të shpërthente një bombë në një stadium futbolli me 12,000 vende në vitin 2000.

Pas zbulimit të komplotit në vitin 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi atë me pesë vite burg.

Ai u dënua me 25 vjet burg në shtator 2006 për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.

Ai u lirua në dhjetor të vitit 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vite nga dënimi i tij 25-vjeçar.

Në dhjetor 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathrow në janar të vitit 2023. /gazetajone