altin morarina

Gazetari Artan Hoxha thotë se për arrestimin e ish-oficerit të policisë Altin Morinës nuk është shkrirë gjithë komisariati nr.2 në Tiranë siç thuhet, por ka pasur vetëm një transferim të shefit të krimeve drejt komisariatit nr.3.

Ai deklaroi se dyshimet janë se për Morinën është kërkuar informacion për ta goditur fizikisht dhe pas shpalljes së tij në kërkim, është intensifikuar kërkimi i tij në mënyrë që të arrestohet dhe të nxirret nga qarkullimi.

Hoxha ngriti dyshime mbi ish-kolegët me të cilët Morina ka pasur një biznes dhe pas një konflikti mes tyre, është kërkuar eliminimi i tij.

Sipas tij, ndërsa Morina ka qenë në kërkim prej kohësh, duket se nuk është larguar nga Shqipëria, pasi ka pasur një lloj sigurie se nuk do të kapet pasi ka një karrierë të gjatë në radhët e policisë dhe ka shumë njohje.

‘Nuk lëviz i gjithë komisariati, por ata që e kanë nuhatur që mund të bien në pasojat e kësaj gjëje kanë lajmëruar mediat dhe mediat e kanë transmetuar pa verifikuar emrat.

Më rezultoi më shumë parapritë për të parandaluar lëvizjet. Komisariati nr.2 është komisariati që mbulon zonën e ish-Bllokut, ku janë bizneset kryesore, lokalet.

Është lëvizur të paktën deri në këtë moment vetëm shefi i krimeve, nga 2 ka shkuar te komisariati nr.3. Altin Morina është një personazh në kërkim për shkak të operacionit “Revanshi”.

Është një oficer policie që ka një karrierë të gjatë në radhët e policisë, Forcat Operacionale, RENEA.

Për shkak të karrierës së gjatë ka punuar me shumë nga këta, i dhanë konotacionin që policët e kapën pa dijeni të drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda.

Ka qenë në kërkim për shkak të operacionit “Revanshi” ka punuar me grupin e Durim Bamit për kultivimin e bimëve narkotike. Por aktualisht jemi në epokë tjetër tek sintetiket.

Krimi i organizuar ecën me hapa shumë të shpejtë dhe të duken aktivitetet e narkotrafikut të 4-5 viteve, pale se kur kanë ndodhur.

Aktiviteti për të cilin akuzohet ish-oficeri Morina është kultivimi i kanabisit me Durim Bamin.

Ka qenë në kërkim prej kohësh, por duket se nuk është larguar nga Shqipëria, pasi ka pasur një lloj sigurie se nuk do të kapet.

Po erdhi zarfi i zi se duhet ti kapësh me patjetër, do kapesh. Morina është kapur nga patrulla në mesnatë, ka qenë i pajisur me armë pa leje.

Ai e mban armën se e di që ka një rrezik dhe problematikë ndaj tij. Gjatë kohës që ai ka qenë në jetën e lirë, kur nuk ishte në kërkim, ka pasur një biznes së bashku me ortakë të tjerë që po ashtu kanë qenë punonjës të forcave speciale.

Ka pasur një konflikt me ta dhe është shkëputur nga biznesi në zonën e Bllokut. Në këtë problematikë që ka patur për shkak të motiveve që janë futur në konflikt, nuk janë ndarë mirë.

Kjo ka krijuar një problematikë, nga hetimet e deritanishme që nuk dihet se si do shkojnë, besoj prokuroria për faktin që tashmë është kapur me armë pa leje, prokuroria do të hetojë si ka qëndruar.

Nëse i janë kapur celularë si ka mundur të fshihet, ku është fshehur, kush e ka ndihmuar të fshihet. Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ka indicie dhe po hetohet që brenda radhëve të policisë ka patur interferencë dhe dyshohet se ka pasur dhe janë dhënë para për lëvizjet e Altin Morinës.

Një grup personash kanë qenë të interesuar për të ditur lëvizjet e tij. Dyshimet kanë qenë se ata mund ta eliminojnë fizikisht dhe kjo tregon pse lëvizte i armatosur.

Ata i kanë kërkuar informacion ish-kolegëve në radhët e policisë për të ditur lëvizjet e Altin Morinës.

Në vijimësi të këtij aktiviteti për të gjurmuar lëvizjet dhe a ka mundësi të goditet.

Mbasi kanë filluar të marrin informacionin për lëvizjet e tij, personat që kanë qenë të interesuar për ta goditur fizikisht, kanë kaluar në planin B, që të intensifikonin përpjekjet për ta arrestuar, pasi ndaj tij kanë një sërë akuzash, dhe donin ta nxirrnin jashtë loje dhe jashtë qarkullimit.

Në të dyja rastet dyshimet janë që ky person se është kërkuar informacion për ta goditur fizikisht dhe të intensifikohet kërkimi i tij në mënyrë që të arrestohet dhe goditet.’ ,tha Hoxha në MCN.