IMG_0565

Motrat Xhovana dhe Alda Nikolli vijojnë të akuzojnë Nuredin Dumanin, si porositës të vendosjes së tritolit në derën e apartamentit të tyre në Elbasan, me 14 korrik 2024 ku nga shpërthimi humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person krejt i pafajshëm.

Kur policia zbarkoi në Elbasan për të ushtruar kontroll në shtëpinë e dy motrave, por edhe në apartamentin e prindërve të tyre, Xhovana dhe Alda sipas burimeve shpërthyen në akuza ndaj Dumanit.

Më pas, ata iu bindën urdhrit të policisë dhe hetuesve të BKH-së për të dorëzuar celularët dhe bashkë me babain e tyre.

Motrat bashkë me babain u ndaluan në momentin kur u ngjitën në një automjet BMV ngjyrë gri. Forcat e policisë më pas ushtruan kontroll në banesën e tyre dhe të prindërve, atje ku u mor dhe celulari i nënës së tyre.

Këto veprime hetimore, me vendim të Gjykatës së Posacme vijnë 9 muaj pas krimit të rënda, kur hetuesit kanë arritur në konkluzionin se Xhovana dhe Alda Nikolli, kanë dijeni për urdhëruesit e krimit dhe refuzojnë të bashkëpunojnë.

Shpërthimi në derën e apartamentit të tyre ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut të vitit të kaluar ku për fat të keq, dera e banesës së familjes Thomaraj, u shembe dhe goditi Enea Thomaraj 29 vjec.

Ai mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë 3 muaj më vonë në spitalin e Traumës. Xhovana Nikolli është e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli (Xhanej). Ndërsa Alda Nikolli, nënë e një fëmije të mitur, deklaroi publikisht se ishte në një lidhje intime me Nuredin Dumanin, i penduar i drejtësisë. SPAK po heton për të zbardhur se kush e vendosi tritolin në apartementin e tyre, ku viktimë mbeti një i pafajshëm dhe cilat janë motivet./gazetajone