merita sheqi rejsi farma

DOKUMENTET/ Merita Sheqi e Rejsi Farma merr pa garë mega tenderin 7.2 mln euro për barnat e leuçemikëve në QSUT

QSUT ka shpallur fituesin e megatenderit të radhës të barnave duke shënuar një tjetër flamur të kuq, për mungesë konkurrence.

Gazeta Jonë mëson se QSUT ka lidhur një marrëveshje në kushte urgjence për blerjen e barnave që trajtojnë të sëmurët me leuçemi. Bëhet fjalë për një procedurë me vlerë rreth 7.2 milion euro me TVSH , e lidhur sipas procedurës “marrëveshje kuadër” me kompaninë Rejsi Farma në pronësi të z.Nexhat Sheqi dhe znj.Merita Sheqi.

Gazeta Jonë ka verifikuar dokumentacionin e kësaj marrëveshjeje duke konstatuar se Rejsi Farma është i vetmi operator ekonomik, me të cilin QSUT ka lidhur marrëveshje për furnzimin me barin “Daratumumab, 400 mg, flakon “ për një koëhzgjatje prej 24 muajsh duke sjellë shqetësime të mëdha sa i përket konkurrencës në treg si edhe në drejtim të mirëmenaxhimit të fondeve publike. Tenderët bëhen zakonisht me logjikën që institucioni publik, përmes nxitjes së garës, të marrë shërbimin apo produktin më të mirë nga privati me një çmim sa më të volitshëm. Por ky nuk është rasti.

Siç konstaton Gazeta Jonë, marrëveshje është nënshkruar në kushte urgjence dhe kjo shpjegohet në dokumentet e tenderit ngë QSUT me argumentin se gjithçka është bërë për të lehtësuar furnizimin me barna për leuçemikët.

Marrëveshjet kuadër njihen nga ligji për prokurorimet publike, por ato sugjerohen që të bëhen me afate jo të gjata dhe jo me një operator pasi kjo sjell prishje të tregut, mungesë konkurrence dhe çmime tepër të larta për institucionet që paguajnë. QSUT ka një shpjegim për këtë.

Për arsye të mbulimit të shërbimit me mallin e kërkuar gjatë gjithë kohës dhe të vetë specifikës që ka AK (Qendër Shëndetësore Terciare në RSH), lëvrimi i këtij malli nga disa operatore ekonomike nuk është i favorshëm dhe krijon vështirësi autoritetit kontraktor për furnizim në kohën e duhur”, citon QSUT në dokumentacionin e konsultuar nga Gazeta Jonë.

Sipas tenderit në fjalë, Rejsi Farma, një kompani e preferuar e qeverisë për furnizimin me barna, do të ofrojë barin Daratumumab, 400 mg, flakon “ për 24 muaj. Bëhet fjalë për 4 000 ampula të tilla për dy vite, të cilat shërbejnë për trajtimin e rasteve të leuçemisë. QSUT ka kërkuar nga Rejsi Farma që 600 prej këtyre ampulave t’i ofrojë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës duke konfirmuar kështu edhe njëherë urgjencën e nënshkrimit të kësaj kontrate.

Tenderët e ilaçeve në janë një gangrenë e përhershme sa i përket furnizimit si edhe aferave të ndryshme që bëhen me kompanitë farmaceutike. Madje, në rastin në fjalë, procedura nuk njeh as afate ankimimi për operatorët e tjerë.

Mungesë konkurrence dhe paracaktim fituesi?

Kur një institucion publik bën një tender nëpërmjet procedurës “marrëveshje kuadër”, ai cakton në fillim kushtet dhe më pas sipas kushteve negocion me operatorët ekonomik. Në rastin konkret, i vetmi operator ekonomik ka qenë Rejsi Farma e drejtuar nga znj. Merita Sheqi.

DOKUMENTET/ Merita Sheqi e Rejsi Farma merr pa garë mega tenderin 7.2 mln euro për barnat e leuçemikëve në QSUT
DOKUMENTET/ Merita Sheqi e Rejsi Farma merr pa garë mega tenderin 7.2 mln euro për barnat e leuçemikëve në QSUT

Duket se kushtet e caktuara nga QSUT kanë qenë të tilla që të çonin pikërisht te kjo kompani duke qepur kostumin sipas trupit pasi dokumentet tregojnë se janë një ose dy kompani në Shqipëri që përmbushin kushtet financiare të vendosura nga organizatorët e tenderit.

Rejsi Farma, 20 milion euro tendera në spitale

Sipas kushteve të caktuara në Dokumentet Standarde të Tenderit, operatori ekonomik me të cilin do tëlidhej kontrata “duhet të ketë një xhiro minimale vjetor prej jo më pak se 40% e fondit limit të tenderit”. Fondi limit është rreth 7.2 milion euro, ç’ka bën kusht për kompanitë private të kualifikuara për këtë procedurë, që të kenë një xhiro minimale rreth 2.9 milion euro.

Rejsi Farma është kompania e preferuar e Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën kjo tregohet nga të dhënat e pagesave të thesarit që ka konsultuar Gazeta Jonë.

Kompania në fjalë ka marrë rreth 20 milion euro tenderë gjatë viteve të fundit prej spitaleve duke shënuar një rekord, që ia merr vetëm Megapharma. Një pjesë e mirë e tenderëve të fituar janë me “flamur të kuq” për shkak të mungesës së konkurrencës. /gazetajone