
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugën e Barrikadave në Tiranë, ku një shtetas zviceran, vetëm 20 vjeç, ka ndjekur dhe sulmuar një burrë 52-vjeçar për t’i vjedhur celularin.
Operacioni policor i koduar “Quick response”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 3, çoi në arrestimin e të dyshuarit, shtetasit J. K., me origjinë zvicerane, i cili u kap me celularin e vjedhur ende në posedim, raporton noa.al.
Sipas Policisë, i riu kishte ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij dhe më pas e kishte ndaluar me forcë duke ushtruar dhunë fizike për t’i marrë pajisjen.
Hetimet dhe veprimet profesionale çuan në identifikimin dhe lokalizimin e autorit brenda pak orësh.
Provat materiale, përfshirë telefonin e vjedhur, u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ndaj të riut rëndon akuza e vjedhjes me dhunë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. /gazetajone