dashuri

Melisa Hoxhallari, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vetëdorëzouar në policinë e Fierit.

Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim

Ngjarja u regjistrua në fillim të këtij viti në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç. Gledian Hoxhallari u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj.

Sipas dëshmimtarëve që kanë qenë të pranishëm në lokal, Klement Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e qëlloi 40-vjeçarin.

Melisa dyshohet se është e dashura e autorit Klement Beqaj dhe po ashtu dyshohet se ajo e ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj, duke informuar të dashurin për lëvizjet e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.”- njofton policia.

Metarialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /gazetajone