
Lëvizja “Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori mbylli mbrëmjen e djeshme fhsuatën elektorale. Pas një muaji takime dhe kur u zotua para qytetarëve se do të jetë kundër oligarkisë së vendit, Qori u shpreh se ka parë tek shumë prej tyre zhgënjmin nga klasa e tanishme politike.
Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha është frika që qytetarët ndjejnë, e cila ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me dy vjet më parë.
“Ajo çfarë më ka bërë përshtypje për keq është se qytetarët kanë më shumë frikë nga çfarë kanë pasur para dy vjetësh. Nga e dalloj unë? Ne shkojmë në treg, flasim me njerëzit dhe një nga shokët tanë bën një foto që ta reklamojë. Sot në Shqipëri, ka më shumë njerëz që thonë: Votën ta jap mbështetjen e ke mos na nxirr në foto se na hiqen fëmijët nga puna. Sot këtë gjë e ndjej më shumë se në 2023-shin.
Përshtypje për mirë më ka bërë fakti se edhe mbështetja është më e madhe. Nisur nga një kategori sociale. Kemi mbështetje nga shtresa sociale mjaft të madhe, nisur nga punëtorët, pensionistët, shtresa e mesme.
Nisur kjo edhe nga raste konkrete, e vërej këtë gjë sepse Lëvizja ‘Bashkë’ ka arritur të ketë një fizionomi politike krejt të qartë, të njerëzve që kërkojnë të mirën publike dhe që mbajnë qëndrime serioze për disa çështje”, tha Qori.
Në lidhje me sfidat financiare të fushatës, Qori theksoi se shpenzimet kanë qenë minimale, pa shpenzime të tepruara.
“Ne kemi bërë një fushatë tejet modeste. Nga postimi në facebook i Lëvizjes Bashkë, janë sponsorizuar këtë muaj diku 500 dollarë në total”, tha Arlind Qori.