
Kreu i PD. Sali Berisha, gjatë konferencës për media ku ka shpalosur një pjesë të programit ekonomik të PD, ka deklaruar se 90% e ndërtimeve në Tiranë vijnë nga paratë e krimit.
“Meri kullat që ne i quajm monumente të korrupsionit. Është e faktuar që 80% e financimit të tyre nuk vjen nga banka, vjen nga nëntoka me bekimin e Edi Ramës” – tha ai.
Berisha gjithashtu e cilësoi ligjin e investimeve strategjike si grabitësin e pronave shqiptare, por që nuk do anullohet i gjithi. Sipas tij, çfo vendim që është dhënë në përputhje me procedurat ligjore nuk do preket.
“Çdo vendim dhe ligj i hartuar mbi korrupsionin, do anulohet. Asnjë vendim dhe ligj dhe procedurë, që është kryer në përputhje me procedurën, konkurrencën, transparencën dhe ligjit nuk do anulohet. Koorporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë” – u shpreh Berisha.
Kryedemokrati u pyet edhe për personat e shkarkuar nga vettingu që ishin prezent në konferencën e organizuar nga PD, ndërsa PS ka futur si kandidat për deputet të PS ish-kryetarin e komisionit të vettingut Olsi Komiçi. Por Berisha u përgjigj me zotimin e tij se PD është e vendosur që kur të kthehet në pushtet do të bëjë një reformë të re drejtësie./gazetajone