
Në seancën e së martës të dosjes “Plumbi i artë” i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po pyetet nga avokati i Henrik Hoxhajt, ish-i penduar, me të cilin SPAK e prishi marrëveshjen e bashkëpunimit.
Avokati: Si ke marrë dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?
Nuredin Dumani: Kam ardhur në dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi i Kavajës për të kërkuar armën.
Avokati: Si je njohur me Festimin?
Nuredin Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij.
Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?
Nuredin Dumani: Po kemi patur.
Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?
Dumani: Po. Shoqëroheshim në dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar
Avokati: Si komunikoje me Festimin?
Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.
Avokati: Çfarë te ka thene Festimi per vrasjen e Elvis Dedes?
Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ja sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa km në këmbë. Këto mi ka thënë Festimi.
Ndërsa më pas, në sallën e gjyqit ka pasur edhe një debat mes avokatëve të Hoxhajt dhe prokurorit Dibra.