
Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë protestuar kundër ndërtimit të resortit të kompanisë “Gener 2” në afërsi të zonës së Ranës së Hedhun.
Banorët patën edhe konfrontime me policinë si dhe nuk kanë lejuar të vijojë puna.
Gjatë përplasjes me forcat e policisë në një moment shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, i cili është ndjerë keq pas konfortimit.
Banorët shprehen se e gjitha kjo është bërë me dokumenta të falsifikuara për çka kanë bërë edhe një kallzim në SPAK.
Ata shprehen se kjo është toka e tyre të cilën e kanë me dokumenta që nga viti 1927.
Ata hedhin akuza për falsifikim ndaj ish-funksionarit të LSI-se dhe ish-drejtor i Hipotekes së Malësisë së Madhe, Fatmir Shpellzaj.
Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.
Banorët shprehen se nuk do ndalen dhe se do e mbrojnë edhe me gjak pronën e tyre. /gazetajone