Screenshot_9-6

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante në Shqipëri.

Së fundmi në skandalin ushqimor është përfshirë kompania “diMal” e cila ka futur nga Brazili në Shqipëri 18 ton mish pule që rezultojnë se janë infektuar me llojin më të rëndë të bakterit salomnelë e cila shkakton rrezik për shëndetin e konsumatorit.

Gazetarja Arestina Skenderi tregon përvojën e saj të helmimit me bakterin e rrezikshëm të ‘salomnelës’ menjëherë pasi konsumoi fileto pule në një restorant.

Në një reagim në rrjetet sociale, Skenderi tha se përfundoi disa ditë e shtruar në spital për shkak se AKU ka lënë në mëshirë të fatit shëndetin e konsumatorëve shqiptarë.

Gazetarja kërkon dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesit të AKU-së, Manush Kullolli ndërsa thekson rëndësinë që të ndiqet penalisht.

“Drejtuesi AKU të dorëhiqet dhe të hetohet penalisht!

Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim ne nje restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje te fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes se salomnelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha,,,, Qartazi në Shqiperi, AKU është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend.

Prej vitesh degjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashte janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të duhura për te parandaluar situata të rënda.

Ajo që më shqetsëon më shumë ne kete çështje eshte se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne qe fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonele? Kush na siguron ë ky produkt nuk është shpërndarë më parë ne treg??

AKU, je institicioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh..”, shkruan Arestina Skenderi.