daratumumab darzalex rejsi farma merita sheqi

SKANDALI/ Megatenderi 7.2 milionë euro për ilaçin Daratumumab të leuçemikëve, Rejsi Farma fitues, por pacientët ende pa ilaçe

Pavarësisht se tenderi me vlerë 7.2 milionë euro për blerjen e barit Daratumumab është zhvilluar dhe fituesi është shpallur prej më shumë se dy javësh, pacientët me leuçemi në QSUT vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të barnave.

Gazetari Osman Stafa ka publikuar ankesa të shumta nga qytetarë që denoncojnë se ende nuk kanë marrë ilaçet e domosdoshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë.

DOKUMENTET/ Merita Sheqi e Rejsi Farma merr pa garë mega tenderin 7.2 mln euro për barnat e leuçemikëve në QSUT

Kontrata është fituar nga kompania Rejsi Farma, në pronësi të Nexhat dhe Merita Sheqit, në një proces tenderimi që është kritikuar për mungesë konkurrence dhe për mënyrën se si është dizenjuar, duke u përshkruar si një procedurë “me flamur të kuq”.

SKANDALI/ Megatenderi 7.2 milionë euro për ilaçin Daratumumab të leuçemikëve, Rejsi Farma fitues, por pacientët ende pa ilaçe
SKANDALI/ Megatenderi 7.2 milionë euro për ilaçin Daratumumab të leuçemikëve, Rejsi Farma fitues, por pacientët ende pa ilaçe

Marrëveshja u nënshkrua në kushte urgjence, sipas QSUT, për të përballuar nevojat imediate të pacientëve leuçemikë. Por pavarësisht justifikimit për urgjencën, ilaçet ende nuk janë vënë në dispozicion të pacientëve, duke ngritur pyetjen: pse nuk zbatohet kontrata që ka marrë Rejsi Farma?

Sipas dokumenteve të tenderit, Rejsi Farma ishte i vetmi operator që mori pjesë dhe plotësoi kriteret, mes të cilave një xhiro vjetore minimale prej 2.9 milion euro, ose 40% e fondit total të kontratës. Kjo ka ngjallur dyshime të forta për paracaktim të fituesit dhe manipulim të garës.

Në një kohë kur kontrata kërkonte që 600 ampula të barnit të dorëzoheshin menjëherë pas firmosjes, qytetarët pyesin me të drejtë: ku janë këto barna? Pse pacientët duhet të presin për një trajtim jetik, ndërkohë që miliona euro janë alokuar dhe marrëveshja është nënshkruar?

Ky rast shton edhe njëherë hijet mbi mënyrën si menaxhohen fondet publike për barnat, duke treguar se edhe kur tenderët bëhen me pretendimin për urgjencë dhe shërbim të menjëhershëm, pacientët mbeten gjithmonë të fundit në radhë. /gazetajone