
Katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë një stërvitjeje në Lituani, në kufi me Bjellorusinë.
Ambasada Amerikane në Vilnius tha në një postim në mediat sociale se ushtarët u zhdukën të mërkurën nga një zonë stërvitore pranë Pabrade, afër kufirit lindor të Lituanisë me Bjellorusinë.
Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, po kryenin stërvitje të planifikuar taktike në momentin e incidentit.
Por sipas gazetës lituaneze Delfi, pas kërkimeve, janë gjetur katër trupat e pajetë të tyre. Rrethanat e incidentit tragjik mbeten ende të paqarta. /gazetajone