Screenshot 2025-04-07 at 2.47.25 PM

Dosja e dytë e Erion Veliajt ka “shpërthyer” si një bombë me përmbajtje kimike që ka përlyer një numër të madh njerëzish me apo pa lidhje me çështjen e tij.

Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur detaje të tjera duke u ndalur edhe në një fakt tjetër që deri më tani nuk ishte përmendur në media, “një kontakt te Rruga e Kavajës”.

Gazeta Jonë nuk publikon përmbajtje të përgjimeve për shkak të urdhrit të SPAK, megjithatë mund të shtrohen pyetje nisur nga deklaratat publike të aktorëve të cështjes.

Në momentin që nisi muaji i Ramazanit, Erion Veliaj tha se kishte nisur agjërimin dhe theksoi se hoxha Ahmed Kalaja i kishte dërguar hurma arabie në burg. Ky fakt u trajtua në media si një tentativë e Veliajt për t’u paraqitur si njeri që bezon Zotin dhe i urtë para njerëzve, por duket se siç shprehet Fundo, çështja paska qenë pak më e thellë dhe synimi i tij duke se ka qenë ndikimi te gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi, i cili disa ditë më pas do të jepte vendimin final për kryebashkiakun.

Çfarë thotë gazetari:  “Më 5 mars 12:28 ngatërron xhaminë. Me shokët tanë ke folur thotë, se unë fillova agjërimin. Duhet vajtur andej nga Rruga e Kavajës. ‘Aty te xhamia duhet marrë içik ‘feedback”. E kupton me çfarë mostra politikanë kemi të bëjmë. Në orën 14:12 Arbri i thotë shkova u fala, fillova dhe unë agjërimin. Kur ishte çështja e agjërimit e shpalli publikisht që mbante Ramazan. E bëntë për propagandë. Të gjitha të parapërgatitura”.

Erion dhe Arbër Veliaj flasin pikërisht për Xhaminë e Rrugës së Kavajës ku imam është Ahmed Kalaja, ku duhet marrë çik feed back.

Ky hyjnë Engert Pëllumbi dhe Ahmed Kalaja?

Në media është raportuar se gjyqtari me integritet Engert Pëlllumbi është besimtar dhe frekuenton këtë xhami dhe është e paqartë se çfarë “feed back-u” kërkon Erion Veliaj nga xhamia në fjalë dhe kush është “shokët tanë” në atë vend?

Sigurisht, hoxha Ahmed Kalaja nuk është përgjegjës se çfarë flasin Erioni dhe Arbri në telefon për të, megjithatë përbën interes publik të dihet për shembull nëse është tentuar të kontaktohet prej vëllezërve Veliaj gjyqtari Engert Pëllumbi në këtë xhami dhe nëse hoxha që shërben aty, që është prezantuar shpesh në publi si mik i Veliajt, di apo s’di gjë për këtë fakt ? /gazetajone