IMG_0817

Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve të siguruara nga ‘joq’, ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Kadastrës.

Disa të rinj janë parë teksa hyjnë në një lokal të zonës, ku më pas kanë nxjerrë jashtë një person dhe kanë nisur ta godasin në mënyrë brutale.

Në pamje shihet se tre prej tyre e sulmojnë pa mëshirë me shkop bejsbolli dhe me shkelma.

Viktima qëndron i shtrirë në tokë, duke tentuar të mbrohet, ndërsa katër të rinj të tjerë ndjekin skenën pa ndërhyrë për ta ndalur dhunën.

I riu ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital. Deri tani, policia nuk ka arritur të ndalojë autorët e ngjarjes.