-640-0-1744871674-edirama-1744873517

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që i thotë se ka bërë më shumë investime infrastrukturore në jug.

Rama i përmendi atij disa nga investimet në veri, ndërsa shtoi se ka edhe disa projekte të tjera që pritet të nisin. Ai tha se qeveria e tij ka bërë më shumë për veriun, sesa të tjerët.

“Ky komenton lidhur me infrastrukturën. Një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi, por një nga më të konsiderueshëm nga pikëpamja financiare është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo në veri? Është në jug nëse marrim edhe Kosovën, dhe e konsiderojmë veri. Nëse i rrimë Shqipërisë për hartën zyrtare sot, është në veri, është në zemër, se në fakt Dibra është këtu në zemër. Rruga e Thethit është në jug apo veri, unë them në Shqipëri. Rruga që shkon në Vermosh, në jug apo veri? Rruga e Lurës sipas teje?

Në jug apo në veri? Patjetër që në veri është edhe rruga e Kombit, e cila u la rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Në një stad më të avancuar, nuk e mohoj këtë, por tek e cila edhe sot vazhdon puna. Të gjitha janë të ndërtuara nga kjo qeveri, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preket një tjetër destinacion fantastik.

Ka edhe të tjera projekte për infrastrukturën e veriut. Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë shkon për në jug apo për veri? Po rruga Thumanë-Milot-Balldren-Muriqan në jug apo veri? Do akoma se ka edhe shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur medemek shkonin dhe qeverisnin ata që e donin shumë veriun dhe e përfaqësonin veriun.

Edhe vetë Tropoja ishte një gropë e zezë. Sot është destinacion turistik. Këto dëngla me veri e jug mos mi tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin të kem një gjyshe  një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga bregu, por ardhur nga Mirdita.”, tha Rama.