
Një aksident ka ndodhur para mesnatës në hyrë të tunelit të Murrizit.
Sipas uniformave blu, shoferi 19-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur bashke me dy pasagjerë që udhëtonin me të.
Të tre të lënduarit raportohet se po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /gazetajone