
Në takimin me të rinjtë socialistë të qytetin e Durrësit, kryeministri Rama ndër të tjera tha se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin. Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama tha se PS është kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.
“Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg, shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Rama.
Në fakt në një vend normal dhe me moral politik, një kryeministër që shumica e bashkëpunëtorëve i futen në burg për korrupsion, do kishte dhënë dorëheqjen duke u larguar me vullnetin e tij. Vetëm në Shqipëri mund të ndodh që sa më shumë zyrtarë të qeverisë futen në burg, aq më kryelartë është kreu i shtetit, i cili herë herë nuk harron të sulmojë drejtësinë me deklarata të tipit “Republikë Prokurorësh”. Deklarata të cilat për momentin duket se i ka lënë mënjanë për shkak të fushatës. /gazetajone