
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën me videon e një bufi që ka ndarë në Facebook, lidhur me deklaratën e tij se duhet të mbajnë një debat publik.
“E ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhuca e zhapikë, urdhëro zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë“, dëgjohet Berisha në videon që ka ndarë kryeministri.
Kujtojmë që një ditë më parë gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, kryeministri iu përgjigj edhe një komentuesi lidhur me ftesën e Berishës për debat.
“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë.”, tha Rama.