IMG_1008

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte një miting në Korçë në kuadër të fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha pati një apel për punonjësit e administratës, ku iu tha se le të shkojnë në mitingjet e Edi Ramës, pasi sipas tij e kanë me detyrim, por të mos i japin votën kryesocialistit. Po ashtu, ai pati një thirrje edhe për diasporën, ku iu bëri apel që të mos e fotografojnë votën.

“Ju e shifni, Edvin ti themi burreci 2 metra i gjatë, apo memja i gjallë, apo ti themi Edvin batuta, si të doni, por kalon në takime me zyrtarë të tij, të sjellë me detyrim në takime. Tani kam një mesazh për ta në emër tuaj: Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit, ju garantoj se, jeni dhe do mbeteni njerëz të respektuar. Ndaj dhe thirrja ime për ju është, në takime nuk keni çbëni do shkoni, se ju pushojnë nga puna, por votën mos ja jipni atij, votën mos ja jipni. Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton.

I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores.” – u shpreh lideri demokrat.

Më tej, Berisha u shpreh se fjalimet e Edi Ramës ngjasojnë me ato të Nuredin Dumanit në sallën e gjyqit. Ai u bëri dhe thirrje qytetarëve që të mos votojnë partitë e reja, duke komentuar edhe rastin e Ilir Vrenozit, i cili sipas liderit demokrat, tentoi ta blinte Rama./gazetajonë