franci veizaj

Personi që shihni në foto është 24-vjeçari, Franci Veizaj, i arrestuar gjatë ditës së sotme në një prej pikave postare në Tiranë teksa tërhoqi një pako të ardhur nga SHBA ku brenda kishte rreth 3.6 kg lëndë narkotike kannabis.

Droga e sekuestruar ka përmbajtje të lartë të THC duke e çuar në vlerën rreth 50 000 euro nëse do të arrinte të hidhej në treg për tu shitur.

Pakoja ishte nisur nga New York dhe ishte kamufluar si dekor artistik për shtëpi, raporton report Tv.

Kjo nuk është hera e parë që Veizaj përdor të njëjtën metodë për marrjen e lëndës narkotike nëpërmjet postës Shqiptare.

Gjithashtu emri i 24-vjeçarit nuk është i panjohur për autoritetet.

Franci Veizaj është arrestuar dhe më parë në vitin 2022 si i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të drogës. /gazetajone