reyl intesa san paolo

Banka private zvicerane Reyl Intesa Sanpaolo e cila krenohet me shtrirjen e saj globale dhe “kulturën e përgjegjshme” është vënë në qendër të një hetimi për pastrim parash dhe ndihmë në shmangien e detyrimeve fiskale.

Me seli në një ndërtesë madhështore në një nga lagjet më ekskluzive të Gjenevës, ajo e përshkruan veten si një kompani që përqendrohet te klientët dhe që ofron “zgjidhje që adresojnë nevojat gjithnjë e më komplekse të klientëve të saj”.

Por pas dyerve të mbyllura, banka është vënë nën vëzhgim nga rregullatorët mbi këtë listë klientësh, e cila përfshin fëmijët e autokratëve të Azisë Qendrore dhe figura të tjera që dyshohen për pastrim parash.

Cila është banka shqiptare që pastron para , lidhjet me Pandora Papers , SPAK nxjerr letrat: Krimi po përdor dhe kompanitë

Një korrespondencë mes bankës dhe Autoritetit Zviceran të Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA), ka rënë në duart e OCCRP dhe Le Monde. Kjo korrespondencë tregon se rregullatori financiar i Zvicrës ka hetuar Reyl Intesa Sanpaolo se ka treguar “brishtësi në fushën e pastrimit të parave” dhe dështim në trajtimin e llogarive me rrezik të lartë.

Disa letra të detajuara nga FINMA drejtuar Reyl Intesa Sanpaolo, së bashku me përgjigjet nga banka, zbulojnë se si një inspektim në terren i FINMA-s në verën e vitit 2023 zbuloi “një nivel shumë të lartë të  për rrezikun e pastrimit të parave, si dhe një pakujdesi në mënyrën se si janë kryer detyrat.

Vetë FINMA nuk mund të ngrejë akuza, ajo mund të paraqesë ankesa tek autoritetet kriminale zvicerane – dhe është e detyruar t’i njoftojë ato nëse zbulon mashtrime të korporatave ose bizneseve. Gjithashtu mund të revokojë një licencë bankare, të konfiskojë fitimet e fituara në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka asnjë provë që FINMA të ketë bërë një ankesë apo të ketë ndërmarrë veprime të tjera përmbarimore ndaj Reyl Intesa Sanpaolo. Ajo u tha gazetarëve se nuk mund të komentonte për raste specifike.

Reyl Intesa Sanpaolo gjithashtu nuk pranoi të komentojë për ndonjë rast specifik, por tha se “po bashkëpunon plotësisht me autoritetet mbikëqyrëse dhe i jep përparësi më të lartë sigurimit të pajtueshmërisë me të gjitha rregulloret në fuqi dhe vazhdimisht përpiqet të përmirësojë proceset dhe kontrollet e saj të brendshme”.

Banka tha gjithashtu se kishte paraqitur një ankesë pranë autoriteteve zvicerane lidhur me pyetjet e dërguara nga OCCRP dhe partnerët e saj raportues: “Informacioni që keni dorëzuar është konfidencial, i nënshtrohet detyrimeve të sekretit bankar sipas ligjit zviceran.

Sektori bankar shumë sekret i Zvicrës mbrohet nga ligje drakoniane që i japin përparësi privatësisë së klientëve të bankave dhe kufizojnë gazetarët të raportojnë për ta.

Autoritetet kanë këmbëngulur se vendi ka rregulla të forta kundër pastrimit të parave që mund të kontrollojnë në mënyrën e duhur sektorin bankar edhe pse ai ruan sekretin e tij tradicional. Por gjetjet e reja tregojnë se bankat e Zvicrës mbeten një destinacion i zgjedhur për klientelën ndërkombëtare, disa prej tyre me burime të paqarta të pasurisë.

Në korrespondencën e saj me bankën, FINMA ngre pyetje mbi trajtimin e llogarive të Reyl Intesa Sanpoalo që i përkisnin gjashtë klientëve me rrezik të lartë, duke përfshirë një ish-ministër rus, dhëndrin e të fortit të ndjerë uzbek Islam Karimov dhe një menaxher zviceran të aseteve që menaxhonte kompanitë për fëmijët e diktatorit Azerbajxhan Ilham Aliyev.

Rregullatori pyeti gjithashtu bankën për vajzën e ish-presidentit të Kazakistanit, e cila tani është nën hetim penal në Zvicër për burimin e dhjetëra milionë frangave që ajo mban në Reyl Intesa Sanpolo.

Në formë të përmbledhur, hetimi ka nxjerrë në pah se banka ka vepruar si ndërmjetëse për fonde të dyshimta, duke lejuar transferime dhe mbajtje të parave në mënyra që cenojnë ligjet ndërkombëtare të transparencës dhe luftës kundër pastrimit të parave. Më konkretisht, ajo është përfshirë në çështje që lidhen me një rrjet të gjerë klientësh që përfitojnë nga struktura komplekse financiare për të fshehur identitetin e tyre dhe burimin e fondeve.

Në prill 2023, një gjykatë franceze e dënoi bankën me një gjobë prej 5.75 milionë euro, pasi ajo pranoi se kishte lehtësuar evazionin fiskal për një periudhë që shkon nga viti 2009 deri më 2013.

Drejtori ekzekutiv i bankës, François Reyl, gjithashtu u dënua me një vit burg me kusht dhe një gjobë prej 500,000 euro. Ky vendim ishte pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajit nga ana e bankës, që e ndihmoi atë të shmangte një gjyq të zgjatur publik.

Rasti i Reyl është një tjetër shembull i asaj se si bankat private në Zvicër, një vend historikisht i njohur për sekretin bankar, po përballen me rritje të presionit ndërkombëtar për transparencë financiare dhe bashkëpunim në luftën kundër pastrimit të parave. Shkrimi i OCCPR