
Kejsi Spaillari, e reja nga Korça e cila pas vdekjes së partnerit të saj, Antonio Karafili, u shpërngul në Kanada, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Prokuroria e Korçës ka lëshuar masën e arrestit me burg për të renë, e cila akuzohet se 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathin, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre, Antonio Karafilin, me të cilin Kejsi kishte një lidhje paralele.
Nga hetimet e bëra deri më tani rezultoi se Kejsi Spaillari, asokohe vetëm 18 vjeç, së bashku me të dashurin e saj, Rexhep Vathin, e kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas trupin e pajetë të së riut e varën në një pishë.
Prokuroria Vasjana Postoli, ka lëshuar masën “arrest me burg” për akuzën e “vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim për të renë, ndërsa, për Rexhepin Vathin nuk është lëshuar asnjë masë sigurie, duke qenë se ky i fundit ka ndërruar jetë një vit më parë.
Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.
Mësohet se e reja nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë, por në Kanada, ku dhe prej vitesh jeton.