
Është publikuar foto e personit që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Gazetari Elton Qyno, ka publikuar foton ku duket qartë Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.
Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpio” të zi.
Shkak i konfliktit mes Lorenco Talhellarit dhe Lendi Palaj janë bastet sportive. Palaj njihet si menaxheri fantazmë i lokaleve të përshtatura për baste ‘333’ dhe ‘CR7’.
Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpio”.
Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë atij i kanë rënë plumbat në tokë.
Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë.
Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.