rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave se gjatë fushatave elektorale për zgjedhjet e 11 majit, bën takime vetëm dhe gratë dhe vajzat, e jo me burrat e djemtë.

Gjatë fjalës së tij ai tha që vendosi t’u përgjigjej nga Vlora, ndërsa shtoi se kundërshtarët duhet të kuptojë se si funksionon PS.

Sipas tij, gratë dhe vajzat nuk mblidhen në takime për të duartrokitur, por për të udhëhequr betejën e PS drejt fitores së zemrave të njerëzve.“Ky është superioriteti unë, sepse vetëm me gratë e pararojës mbushim në sallë si kjo, se sa ata të tjerët me të tërë kashtën e koqet e tyre”, tha Rama në Vlorë.

Edi Rama: Këtu në Vlorë do jap përgjigjen e asaj pyetjes “Ç’është ky hall i madh që bredh Edi Rama nëpër Shqipëri dhe mbledh vetëm gratë? Që ta kuptojnë ata që nuk e dinë se si funksionojmë ne, dua tu them që çfarë shikoni këtu nuk janë gra dhe vajza që janë mbledhur këtu për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheq betejën tonë për të ftuar mendjen dhe zemrat e njerëzve në të gjithë Vlorën dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Ky është superioriteti unë, sepse vetëm me gratë e pararojës mbushim në sallë si kjo, se sa ata të tjerët me të tërë kashtën e koqet e tyre.