astrit veliaj rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës tek ish-Cirku në qendër të Tiranës.

Në këtë projekt garojnë 6 studio të arkitekturës moderne.

Në fjalën e tij, Rama tha se ky projekt ideohet për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës.

Nga të pranishmit fjalën e mori edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj e cili nuk nguroi të lavdëronte kyeministrin Rama se si e ka ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.

Ish-deputeti Veliaj në fjalën e tij tha se Shqipëria dhe Tirana po merr fizionominë e kryeministrit Rama.

Sipas Veliajt, kryeministri Rama është vizionar dhe transformues, që rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha.

Kujtojmë se ish-deputeti i PD Astrit Veliaj, njëherësh dhe presidenti i “Albanian University”, sipas mediave ka marrë sipërfaqen tokësore ku ndodhet çadra e Cirkut Kombëtar.

Sipas mediave, ish-deputeti-biznesmen, Astrit Veliaj nëpërmjet disa “akrobacive” ligjore, në gjykatën e Tiranës, KKKP dhe “cirkut” me pronarët e truallit, ka arritur të bëhet pronar i kësaj sipërfaqe toke”.