
Një 38-vjeçar, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, po hetohet në gjendje të lirë nga Policia. 38-vjeçari Kliton Sulc1., ka goditur me grushte dhe ka kërcënuar 19-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit.
Media raportojnë se Kliton Sulçe është pronari i disa call centerave në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Çfarë ndodhi në Farkë
Mbrëmjen e djeshme (25 prill) 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi u dhunua nga disa persona në rezidencën ‘Long Hill’. Sipas burimeve policore, kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi. Personat ende të paidentifikuar me shkopinj dhe sende te forta dhunuan 19-vjeçarin.
Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Një prej agresorëve ka pasur një armë në dorë por nuk ka qëlluar. Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta në kokë/ gazetajone