-640-0-640-0-rama-buf-berisha-290-1744361515

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tonin ironik ndaj opozitës në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke përdorur një krahasim për të komentuar rezultatin për opozitën.

Në serinë “Sy m’sy”, Rama tha se numri 1, që është numri i PD në fletën e votimit, është një numër që i takon portierit në futboll.

Duke vijuar me krahasimin me një ndeshje futbolli, Rama vijoi me faktin që portierët nuk bëjnë gola, vetëm përpiqen të shmangin të tilla. “Portieri vetëm për barazim luan sepse 1 është numri i portierit. Portieri nuk luan për fitore se nuk bën gola thjeshtë mundohet mos hajë gola. Ky portieri kësaj radhe do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë një javë duke thënë ma çanë rrjetën”, tha ai. /gazetajone