erjon alibej

Në procesin për dosjen “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, pretendoi se disa media kanë insinuuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.

Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë, atëherë ai do t’i drejtohet me kërkesë togave të zeza që në seancë të jetë i pranishëmm ose ai, ose gazetarët e kronikës.

“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë. Në rast se do të përsëritet, do të ketë vetëm një zgjidhje, ose unë ose ata në seancë. Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por të jenë të kujdesshme në raportimet që bëjnë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.

Reagimi i Alibejt vjen pas një apeli që bëri edhe në seancën e të martës së kaluar, ku Xhuljano Hoxha e akuzoi se Alibej i ka rrëfyer se donte të vriste Kastriot Kilen, i njohur si “Oti” pasi kishte marrëdhënie intime me gruan e tij. /gazetajone