IMG_0951

Gazetari Sokol Bregu tha se policia ka arritur të sigurojë disa foto të autorëve që kanë qëlluar mbi makinën ku po lëviznin katër persona në zonën e Lundrës.

Sipas Sokolit, kanë qenë më shumë se tre autorë dhe se ata kanë qëlluar kanë qenë qitës profesionistë.

Po i afrohet identifikimit të autorëve. Policia për ngjarjen e Lundrës ka dalë në një përfundim, ka disa foto të personave në fjalë dhe mendoj se është ogur i mirë për të dalë në përfundim të identifikimit të autorëve. Është e vetmja provë që kanë siguruar. Po përpiqen të gjejnë një identifikim.

Sa i përket motoçikletës së djegur, kur e gjeti policia ishte e shkrumbuar dhe nuk ka arritur të përftojë asnjë provë shkencorë. Duke parë vendin ku kanë qëndruar autorët e krimit, bëhet fjalë për një mënyrë më ndryshe të ekzekutimit. Personat që kanë qëlluar nuk kanë qenë në lëvizje, por të stacionuar dhe e kanë pritur në një formë pusie. Është atentat ndryshe nga të tjerët. Kanë gjetur mënyrë tjetër se po të ishin paralel nuk do mundin ta kapnin për shkak të mjetit luksoz arrinte.

Nuk di ta them nëse janë ngatërruar. Di që atentati, pavarësisht se duket si gabim në shënjestër, është atentat i menduar mirë dhe me qitës profesionistë. Për mua kanë qenë shumë persona dhe jo vetëm 3.

Skema e krimit nga policia është zbardhur. Automjetin ku udhëtonin fëmijët e ndiqte një automjet tjetër që i identifikonte. Ai ka qenë para makinës. Ka dhënë shenjë, që automjetit i cili ishte shënjestër po vinte. Dy personat që kanë qenë të stacionuar te ajo pika ku është qëlluar, se siç thamë nuk kanë qenë në lëvizje. Kanë qenë në një nga pikat e tregut ushqimor në Tiranë,. Afër vendit ku jemi aktualisht. Kemi një mjet i cili e ndjek shënjestrën dhe jep sinjalin vrasësve. Bën rrotullimin për t’i marrë dhe djegur motoçikletën që ata ishin. /gazetajone