IMG_1006

Ndërsa bota mban zi për vdekjen e Papa Françeskut, Kisha Katolike përballet me një moment kritik në zgjedhjen e udhëheqësit të saj të ardhshëm shpirtëror.

Është folur shumë nëse Papa i ardhshëm mund të vijë nga Afrika – dhe rrjedhimisht të bëjë histori si “papa i parë afrikan”.

Megjithatë, ka pasur tashmë të paktën tre Papë nga kontinenti, shkruan BBC.

Të tre ishin të lidhur me rajonet e Afrikës së Veriut, të cilat ishin pjesë e Perandorisë Romake.

Më i fundit, Papa Gelasius I, vdiq më shumë se 1500 vjet më parë.

Pra, nëse një kardinal afrikan pason Papa Françeskun, ai teknikisht do të ishte Papa i parë afrikan i kohëve moderne.

Pas vdekjes së Papa Françeskut, tre kardinalë afrikanë nga Republika Demokratike e Kongos, Gana dhe Guinea janë ndër pretendentët për papatin./gazetajone