
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, deklaroi se opozita e cila iu vërsul për frazën “gjysma e burrave janë çyryk”, ndërsa vetë ajo e konsideron popullin “të sëmurë”.
“Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Në sondazhin e “arkitektit amerikan” konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri.
Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendon se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që këtu ka një autokraci”, deklaroi Rama.
“Këta nuk e kanë idenë se çfarë është autokracia. Nuk do u binte radha të dilnin në televizion po të ishim në demokraci. As të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci.
Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë. Këta që mua më hidhen në fyt pse them se gjysma e burrave janë çyryk, në sensin metaforik, vetë thonë se populli është i sëmurë”, shtoi kryeministri. /gazetajone