
Ka kaluar pothuajse një muaj që kur Izraeli ka thyer marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin, duke nisur sulme të përditshme në të gjithë Gazën, sulme që kanë vrarë më shumë se 1100 palestinezë.
Ndihma humanitare është bllokuar gjithashtu nga Izraeli, duke mos u lejuar të hyjë në zonë për më shumë se një muaj, duke e thelluar edhë më tej krizën.
Punonjësit humanitarë kanë qenë gjithashtu në shënjestër të drejtpërdrejtë të sulmeve.
Që nga 7 tetori 2023, më shumë se 400 punonjës të ndihmës janë vrarë gati 300 prej tyre ishin anëtarë të stafit të Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA).
Shefi i UNRWA ka deklaruar se Gaza është kthyer tashmë në një zonë post apokaliptike. /gazetajone