
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi F. Mane rreth 66 vjeç, i cili ka marrë plagë nga qitja me çifte dhe saçmet e kanë kapur në kokë.
66-vjeçari është dërguar në kryeqytet për mjekim të avancuar.
Bëhet e ditur se të plagosurin kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate, kur personat kanë hyrë dhe e kanë qëlluar.
Ndërkohë tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele). Personat që kanë kryer plagosjen janë 3 dhe kanë konflikt të hershëm me Manen në Pluk. Policia është në kërkim të autorëve. /gazetajone