
Këtë të mërkurë, një tërmet i fuqishëm goditi Stambollin, ku sipas Qendrës Sizmike Europiane Mesdhetare, magnituda e goditjes më të fortë ishte 6,2 e shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, pranë Stambollit, me një thellësi 6,2 kilometra
Lëkundje të tjera të magnitudave 5, 4,4 dhe 5,3 pasuan në minutat në vazhdim, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme.
Lëkundje të magnitudës 4 të shkallës Rihter, pati edhe pak kilometra më në perëndim, në Ksanthi të Greqisë. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.