LUANI

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë ka përjetuar një moment të rrezikshëm kur është kafshuar nga një luan.

Sipas pamjeve nga video shihet se burri i është afruar luanit, i cili ndodhej në ballkonin e një banese, për ta përkëdhelur, por papritur “mbreti i xhunglës” i ka ngulur dhëmbët në kokën dhe qafën e personit.

SHIH VIDEON 

Fatmirësisht, pronari i kafshës ka ndërhyrë me shpejtësi, duke goditur luanin dhe duke e detyruar atë të largohet, ndërsa burri ka shpëtuar pa dëmtime serioze./gazetajone