Zgjedhje-kuti-numerim-votash-LSA-750x491

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet pas denoncimit të sekretarit të qendrës së KZAZ në Dropull për mungesën e vulës së KZAZ.

Përmes një njoftimi policia tha se kallëzimi është bërë nga shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin”, bën me dije policia.