
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit që zhvilloi në Elbasan tha se “në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, as për para, të jemi realistë”. Kreu i PD gjithashtu tha se ka vendosur të luftojë vetëm për të mbrojtur vlerat e opozitës.
Berisha më tej akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se me paratë e shqiptarëve ha biftek 1 mijë euro dhe lan makinën me 10 mijë euro në muaj.
“Me këto para Lubi Balluku dhe Maznik Ndrangheta u ulën në tavolina me 1 mijë euro bifteku. Më këto para Lubi Balluku lan makinën e vet 10 mijë euro në muaj” – tha Berisha.
Berisha më tej akuzoi edhe Arbjan Maznikun dhe Taulant Ballën duke thënë se njëri është i lidhur me Ndranghetën dhe tjetri është i bandës të Suel Çelës.
“Deputetet e krahut tjetër janë përzierje Ndrangheta -Çela, edhe Balla, pro Balla është prapa. Arbjon, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të të shpëtuar lëkurën sepse Minjorancin, antimafia italiane e coi atje ku ishte. Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit se banda atje ku është, se banda në qeveri, se Arbjoni i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin” – u shpreh ai./gazetajone