tinka

Në spektaklin e sotëm, Laerti u surprizua nga aktorja e madhe, Tinka Kurti dhe nga aktori Helidon Fino.

Në rrëfimin e tij të jetës, Laerti tha se idhulli i tij është Tinka Kurti, dhe kjo e fundit i dha mesazhin që të ecë përpara.

Aktorja e dha mesazhin teksa ndodhej në shtëpinë e të moshuarve.

Ndër të tjera tha “Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

MESAZHI/ Nga surpriza për Laertin mësuam se aktorja e Madhe TINKA

Kujtojme se Zefi, djali i aktores Tinka Kurti ndërruar jete disa kohe me pare, nga një atak kardiak. Zemra e tij pushoi larg atdheut, në Kanada

Më 4 prill 2025, Tinka Kurti mori pjesë në homazhet për aktoren Margarita Xhepa, ku u shpreh e përlotur dhe me dhimbje të madhe për humbjen e saj.

Aktorja Tinka Kurti

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

Ajo u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16-vjeçe. Për disa vite u aktivizua në teatrin amator në Shkodër.

Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role, veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.

Tinka shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit.

Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”.

Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat.

Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Ndër rolet e saj më të dashura mbetet ai i Lokes tek “Toka Jonë”, nënë Pashakoja tek “Yjet e netëve të gjata”, rolin e nënës tek “Gjaku i Arbrit” dhe deri tek tek “Streha e të Harruarve”.