-640-0-img-2939-1743944207

Ergys Zela me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, është vendosur në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Më 4 prill Zela është konfliktuar me dy persona pranë një parkimi në Fushë-Krujë, ku i ka kërcënuar këta të fundit.

Në njoftimin e dhënë për mediat AMP raporton se i ka sekuestruar Ergys Zelës armën e shërbimit ‘Glok’ së bashku me 12 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë  me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës.

Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.