IMG_8884

Publikimi i përgjimeve të komunikimeve të Erion Veliajt me vëllanë dhe bashkëshorten nëpërmjet të cilave ai koordinon sulmin ndaj prokurorëve të SPAK si edhe një fushatë mediatike në mbështetje të vetes, konfirmoi marrëdhënien “malinje” mes gazetarëve dhe kompanive me buxhete të mëdha reklamash, siç është Gogel e Arbër Veliajt.

One Albania pjesë e zullumit të Veliajt, si u porositën nga qelia sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, u paguan nga Gogel e Arbër Veliaj

Gazeta Jonë nuk publikon përgjimet e Veliajt për shkak të urdhrit të SPAK, megjithatë nga publikimet që ka bërë CNA, vërehet disa herë se si Erion Veliaj e porosit vëllanë e tij Arbrin që të flasë me mediat, gazetarët dhe ta bëjnë flakë. Pra, që t’i mbajnë në krye të agjendës lajmet pro Veliajt.

Por, me çfarë tagri do të fliste Arbër Veliaj me mediat dhe gazetarët?

Arbër Veliaj është pronari i kompanisë “Gogel”, e cila bën media buying dhe ka patur buxhete të mëdha reklamash që prej ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kompania “Gogel” ka shpërndara buxhete të mëdha në mediat që kanë mbështetur Veliajn dhe nuk u ka dhënë asnjë “cent” mediave që nuk këndonin këngën e kryebashkiakut.

SKANDALI/ Veliaj i dha 1 mln euro kompanisë ONE Albania PR e së cilës e bën vëllai

Madje, media të caktuara të financuara nga “Gogel” kanë sulmuar nominalisht gazetarë që publikuan lajme që nuk i pëlqenin Veliajt.

Një ndër kompanitë që ka dhënë buxhetin më të madh ndaj “Gogel” ka qenë pikërisht ONE Albania. Kjo e fundit ka marrë vazhdimisht fonde nga tenderët e Bashkisë Tiranë dhe një pjesë të këtyre parave ia kthente veliajve nëpërmjet buxheteve të majme ndaj “Gogel”, para me të cilët Arbër Veliaj blinte mbështetjen ndaj Erionit.

Kjo ka qenë dhe është një skemë gati kriminale, e cial duhet të hetohet nga SPAK. Prandaj edhe Erioni i thotë Arbrit “fol me mediat”, sepse i kanë majmur me buxhete reklamash, një pjesë e mirë pikërisht nga ONE Albania. /gazetajone