IMG_0745

Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda të Italisë.

Sipas mediave fqinje, viktima është identifikuar si Vladimir Topjana, i cili punonte shofer në një kompani dhe kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, i shoqëruar nga djali i tij 17-vjeçar.

Bëhet me dije se autori i vrasjes, po ashtu shqiptar, 30-vjeç, është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por është vënë në pranga disa orë më vonë.

Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.